Javët e fundit emisioni “Hell’s Kitchen” ka qenë në qendër të vëmendjes, për shkak të formatit të ri në ekranet shqiptare dhe kryesisht për sjelljen e shefit të njohur të kuzhinës Renato Mekolli.

Si në media ashtu edhe  në rrjete sociale është diskutuar sjellja e tij e ashpër me konkurrentët për shkak edhe të formatit që ka programi.

Megjithatë duket se gjithë ajo jehonë ka sjellë efekte pozitive në tabelën e shikueshmërisë së Top Channel të premteve mbrëma.

Në këtë tabelë mund të shohim se premten “Hell’s Kitchen” ka qenë programi më i ndjekur me kurbën më të lartë të shikueshmërisë duke kaluar kështu televizionet si Klan apo Vizion Plus në këtë fashë orari.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here