VIP Shqiptar

Elinel: Femra e ëndrrave dëshira ime e plotësuar, Fjolla Morina një grua burrërore

ElineKa nevojë të besojë se të jesh njeri i mirë në jetë e ka një vlerë, mjafton që jetës të dish t’i japësh një kuptim. I fortë dhe i ndjeshëm njëkohësisht e me pamjen e një ylli kinemaje, ky është Granit Bajraktari i njohur në muzikë si Elinel.

Reperin nga Kosova e pamë në klipin e ri të kantautorit Alban Skënderaj “Kam nevojë”, tek shtynte një varkë si vetmitar që filozofon për jetën. I njohur për këngët e tij që i përkasin zhanrit “rap underground” ka fituar mjaft popullaritet me këngë si: “Sirena”, “Bullet”, “Gett’o”, “Jungle”, etj.

Elinel ka nisur të lëvrojë këtë rrymë muzikore në vitin 2004, kur u krijua grupi “Abstract” me dy anëtarë të tjerë: Bardh Abazi “SkriptoGraf” dhe Shpëtim Toplica “Rap’it”. Elinel dhe Abstract, kanë realizuar një sërë bashkëpunimesh, me UFO Click: Pancho, NR, Gripi, Profa, Dasi, TDS: Mc Mix, Dr.Mic, Spectah, CyClon, Diff. Fansat e krahasojnë me Eminem, por zbuloni në këtë rrëfim të tij për revistën “Story”, se çfarë e bën të veçantë reperin dhe cila është vajza që e bën të ndihet i plotësuar.

“Kam nevojë” një bashkëpunim i Alban Skënderaj me ty. Si ndodhi që u bëre pjesë e këtij projekti? Pasi lançova këngën “Ditë e re”, refreni i së cilës përmbante vokalin e Alban Skënderaj (një lloj remixi), menaxheri im u kontaktua nga menaxheri i Albanit dhe gjërat morën rrjedhën e tyre.

Kush të ka frymëzuar për vargjet që këndon vetë në këngë, ku i kundërvihesh kësaj bote që vlerëson më shumë dukjen? Më ka frymëmzuar tema, të cilën e kishte përzgjedhur Albani. Ishte shumë e thjeshtë, por njëkohësisht shumë e gjetur.

Kur të ka pushtuar dëshpërimi në jetë sa të mendosh se askush s’të kupton? Sa herë që ndiej që askush s’më kupton, shfrytëzoj rastin t’i rrëfehem letrës.

Më parë të kemi parë në një klip me Fjolla Morinën. Si ishte të punoje me një vajzë të muzikës si ajo? Për mua ishte kënaqësi e madhe të punoja me Fjollën. Ajo është person i sinqertë dhe me karakter të fortë, aq sa mund të them se është grua burrërore.

Cilat janë këngëtaret e tjera që të kanë propozuar duete? Po më kanë propozuar bashkëpunime disa këngëtarë.

Për çfarë dallohesh ti në tregun e Kosovës? Besoj se vlerësimi sa i takon dallimit i takon publikut.

Cilat janë hobet e tua jashtë muzikës? Jam adhurues i kafshëve dhe më pëlqen të shoh dokumentare rreth tyre.

Me çfarë abuzon dhe kur e tepron? Abuzoj me cigare përditë.

Dëshira jote më e madhe në jetë? Është aq e madhe si ëndërr sa më duhet më shumë të punoj sesa të flas për të.

Kur ke bërë sherrin e fundit si reper? Nuk jam person që ndjek sherrin, por kush lyp sherrin gjen sherrin.

Çfarë konsumon për të qenë në gjendje të mirë shpirtërore? Konsumoj ngrohtësinë që më ofrojnë njerëzit e afërt.

Cila është femra e ëndrrave të tua, apo e ke gjetur? Ajo ëndërr veç është plotësuar.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.