Elhaida DaniKëngëtarja shkodrane, Elhaida Dani, vazhdon me sukses paraqitjet e saj në garën muzikore “The Voice of Italia”, duke triumfuar sërish.

Qysh në paraqitjen e saj të parë në këtë spektakël për talente të reja në muzikë, Elhaida mori aprovimin e të katër anëtarëve të jurisë për të vazhduar më tej, ndërsa sonte ajo e dëshmoi sërish së meritonte vlerësimin e bërë.

Elhaida 19 vjeçare, sonte u pëlqye shumë me performancën e këngës “All by myself”, duke mbledhur vota të mjaftueshme nga publiku, per te vazhduar në fazën tjetër të garës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here