Një vit pasi Penelope Cruz u nderua me një yll në Bulevardin e Famës në Hollivud, edhe bashkëshorti i saj Javier Bardem do të ketë yllin e tij në rrugën e VIP-ave.

Lajmin e ka bërë të ditur të martën Dhoma e Biznesit e Hollivudit. Aktori spanjoll, fitues i një çmimi Oscar, një Globi të Artë dhe një BAFTA, do e zbulojë yllin e tij më 8 nëntor.

Ky do të jetë ylli numër 2484 i Bulevardit të Famës.

Bardem ka debutuar në Hollivud në vitin 2006, ku bënte pjesë në kastin e filmit ‘Collateral’.

Në vitin 2007 interpretoi në filmat “Dashuri në kohërat e kolerës” dhe “No Country for Old Men”, ku fitoi edhe çmimin Oscar. /indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here