Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DOKUFEST, po finalizon përgaditjet për një javë plot me aktivitete e prurje artistike.
Organizatorët kanë njoftuar se këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Eda Zari së bashku me bendin e saj do të performojnë në DokuNights.
Performanca do të mbahet të premten, me datë 13 korrik, në Andrra, në Parkun e Marashit në Prizren.
Muzika e Eda Zarit është një gërshetim i muzikës jazz me muzikën tradicionale shqiptare dhe vlerësohet si një festival i ritmit, harmonisë dhe tingullit të fantazisë.
Performancat e artistes kanë zënë vend në festivale dhe skena të ndryshme prestigjioze ndërkombëtare.
