Kur dy artistët më të mirë të baladave bëhen bashkë, gjërat sigurisht se bëhen romantike.

E këtë herë këngëtarët Ed Sheeran e Bruno Mars vijnë bashkë në një video shumë të ëmbël.

Bruno po feston ditëlindjen e 33-të, e me këtë rast Ed Sheeran ka vendosur t’i këndojë këngën e urimit për ditëlindje me kitarën e tij dhe zërin e ëmbël, shkruan Gazeta Express.

Mars shihet para disa qirinjëve dhe ëmbëlsirave, ndërsa shijon serenadën nga Sheeran, kurse në përshkrimin e videos ka shkruar: “E din se ke arritur diçka në jetë kur ia del të rezervosh Ed Sheeran të të këndojë këngën e ditëlindjes”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here