VIP Shqiptar

E tërë familja në tur me Jennifer Lopez

Jennifer Lopez, e cila duket se ka ndryshuar stil, kësaj radhe ka vendosur ti ketë pranë gjatë turneut binjakët e saj të mrekullueshëm, Max dhe Emma.

Këngëtarja 42-vjeçare, u fotografua me binjakët katërvjeçare në Kili, përpara se të performonte para fansave të saj, në kuadër ‘Dance Again World Tour’.

Bashkë me të ishte edhe i dashuri Casper Smart.

Ndalesa e radhës e Lopez është Argjentina, dhe më pas do të vijojë në Amerikën e Jugut me performancat e saj, përpara se të nisë një tur tjetër të përbashkët me Enrique Iglesias.

Mësohet se J.Lo i ka kërkuar drejtësisë që të marrë lejen për të qenë bashkë me fëmijët e saj nëpër ture të ndryshme nëpër botë, duke qenë se për këtë duhet të bjerë paraprakisht dakort me ish-bashkëshortin e saj Marc Anthony.

Një ditë më parë familja ka shijuar një darkë jashtë së bashku.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.