E përzunë nga shtëpia, vajza e Jackie Chan tani martohet me të dashurën

Një gjë mjaft e rëndë i ka ndodhur aktorit të famshëm kinez.

Disa muaj pasi dolën në një video, e cila shumë shpejtë u bë virale në të gjithë botën, e ku tregonin se prindërit homofobikë i kishin përzënë nga shtëpia, vajza e aktorit të njohur Jackie Chan dhe e dashura e saj Andi Autumn kanë kurorëzuar lidhjen e tyre të dashurisë.

Etta Ng Chok Lam, 19 vjeç, postoi disa foto në rrejtin social Instagram, ku shfaqej së bashku me 31 vjeçaren Autumn, të dyja të veshura me të bardha duke mbajtur çertifikatën e martesës në dorë.

“Të bashkuara nga dashuria dhe ligji në ditën tonë të dasmës”-shkruan Etta për ceremoninë që u mbajt në qytetin e Torontos.

Gjithashtu ajo ka shpërndarë një sërë mesazhesh, duke treguar se si ka arritru çifit të gjej dashurinë e vërtetë:

“Të gjithë jemi lënduar, por nëse ëndërron për dashurinë do ta gjesh. Kemi ndjekur lumturinë që nga dita kur jemi lindur. Të abuzuara si fëmijë që kurrë nuk e ndjenë dashurinë, kemi kaq shumë për të dhënë. Kemi tejkaluar frikën tonë, kemi pranuar fajet, dhe tani e kuptojmë se njerëzit që të lëndojnë, do vazhdojnë ta bëjnë gjithmonë.”

Autumn postoi po ashtu një mesazh emocionues ku vlerësonte tashmë gruan e saj, për dashurinë që i dhuron dhe faktin që i ka bërë të kuptojë se meriton të ketë gjithçka që bota i ofron.

Kujtojmë që në muajin prill, çifti i vajzave shpërndanë një video në rrjetet sociale ku tregonin se prindërit homofobik, përfshirë këtu dhe Jackie Chan, i kishin përzën nga shtëpia, madje dhe shoqata LGBTQ nuk i kishin pranuar dhe flinin poshtë një ure. Që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar për të yja dhe mesa duket edhe kësaj here dashuria triumfoi. /Blitz.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here