Të gjithë e njihni si Teresa Suárez apo Paloma, siç e thërrisnin të gjithë në serialin e famshëm “Cuando seas mía” (Kur të jesh e imja), por aktorja e njohur meksikane Silvia Navarro ka ndryshuar përgjatë këtyre 14 vjetëve, që pas mbarimit të serialit, në vitin 2002.

Ja si duket sot 38-vjeçarja Navarro, e cila bëri për vete me mijëra njerëz në të gjithë botën ku u shfaq seriali “Kur të jesh e imja”. A ka ndryshuar? Fansat thonë që ka mbetur po njëlloj e ëmbël dhe po njëlloj e bukur. Me disa kilogramë më pak apo më shumë, 14 vjet pas serialit janë të mjaftueshme për të vënë re ndryshimet, por në rastin e Navarros-s është pak e vështirë.

Navarro ka lindur më 14 shtator 1978 në Irapuato, Guanajuato, Meksikë. Është diplomuar për aktrim në “Centro de Estudios y Formación” (CEFAC), në Meksikë. Ajo studioi dhe mësoi duke pasur në krah emra të mëdhenj të filmit meksikan si Raul Quintanilla dhe Héctor Mendoza.Në vitin 2007 deri në vitin 2010 Navarro pati një lidhje me Fernando Alonso, ndërsa në vitin 2012 konfirmoi lidhjen me Gerardo Casanova.

Më 17 shkurt 2015 Silvia konfirmoi lajmin se ishte shtatzënë dhe pak më vonë edhe që fëmija ishte djalë. Më 7 shtator 2015, ajo solli në jetë Léon-in, i cili, siç e shihni në këto foto, ka filluar ta shoqërojë të ëmën në xhirime ende pa bërë 1 vjeç.

Më 2 maj 2012, revista spanjolle “People” e ka klasifikuar Navarron një prej “50 femrave më të bukura në botë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here