Viti 2017 këngëtares së njohur Altuna Sejdi-Tuna i solli dhuratën më të bukur në jetë.

Tuna para disa muajve për herë të parë përjetoi ndjenjën më të ëmbël duke u bërë nënë, transmeton Gazeta Express.

E vetëm pak ditë më parë Tuna dhe Patrisi festuan gjashtë mujorin e lindjes së Tianit të vogël.

Me këtë rast ata kishin organizuar edhe një festë të vogël familjare ku natyrisht nuk munguan as imazhet e bukura.

Ditë më parë ishte Patrisi ai që ka publikuar një fotografi ku Tiani i vogël shihet së bashku me dy gjyshërit. Por në një imazh tjetër të publikuar në rrjetet sociale, shihet Tuna së bashku me prindërit dhe Tianin e vogël.

E ajo që bie në sy është se  Tuna i ka ngjarë shumë nënës së saj pasi që ajo duket shumë e bukur.

Kujtojmë se këngëtarja e njohur pas një kohe të gjatë duket se së shpejti do të publikojë një projekt të ri./Gazeta Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here