Dreni me nënshtetësi shqiptareMë vendim të kreut të shtetit Bujar Nishani ditën e sotme shtatë shtetas nga Kosova kanë përfituar shtetësinë shqiptare.Në listë është edhe emri i një këngëtari të njohur, si Dren Abazi.

Ky i fundit u bë i njohur si pjesë e grupit “Zig Zak Orchestra” dhe nga bashkëpunimet me shumë këngëtare nga Shqipëria, si Anjeza Shahini, Ledina Çelo etj.

Duke qenë i preferuar nga publiku, Dreni vjen shpesh herë të këndojë live në lokalet e natës në Tiranë. Tani që ka marrë nënshtetësinë, nuk do të vijë më si një i ftuar.

Personat që kanë marrë shtetësinë shqiptare:

Norë Abaz Osmani Begolli (Osmani)

Lekë Kushtrim Begolli

Kushtrim Ismet Begolli

Dren Ferid Abazi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here