Dren AbaziI pasionuar pas këngës, Dren Abazi ka rrëmbyer fuqishëm një pjesë të publikut mbarë shqiptarë, përmes këngëve mjaft të pëlqyera.

Por i riu prishtinas së fundmi ka shfaqur një tjetër pasion e që ka të bëjë me këngën. Ai në dhomën e tij të gjumit ka koleksionuar kitare të ndryshme të cilat i ka emëruar si ‘zonjat e bukura’.

Këtë gjë e ka bërë publike përmes rrjetit social lideri i ‘Zig Zag Orchestres’, ndërsa në ‘Facebook’ ka publikuar një foto ndërsa shihet në ‘shoqëri’ të kitareve.

“Beautiful ladies in my room @ the bouzouki” (zonjat e bukura në dhomën time në@ the bouzouki), ka shkruar përbri fotos ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here