Pas gati tetë vjetëve ka përfunduar xhirimi i serisë “Dr. House”. Një nga seritë më të mëdha amerikane kohët e fundit e ka bërë yll botëror aktorin britanik, Hugh Laurie.

Ditë më parë aktorët u mblodhën në qilimin e kuq në nder të përfundimit të xhirimit të hit serialit. “Në përgjithësi, unë jam shumë i keq kur vjen puna për përshëndetjet.

Mirë jam diku në mes, kurrë nuk jam mirë në fillim dhe as në fund. Kjo ishte një lamtumirë e gjatë për karakterin që kam luajtur dhe ekipin prej 300 personave me të cilët kam punuar. Kjo ishte një periudhë shumë emocionale, dhe vazhdon të jetë”, tha Hugh për “Zap2it”.

Laurie për rolin ekscentrik të House fitoi dy çmime “Golden Globe” dhe u nominua disa herë për Emmy. Përveç kësaj, ai u bë aktori më i paguar televiziv. Për këtë në vitin 2012 ka hyrë në Librin e Rekordeve të Guinessit. Konkretisht, ai është paguar 700 mijë dollarë për episod. Pas mbarimit të xhirimeve, Laurie ka në plan të udhëtojë me grupin e tij muzikor. Episodi i fundit, i 177-ti, është quajtur “Everybody Dies” ndërsa ky episod do të shfaqet në SHBA më 21 maj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here