Producenti dhe këngëtari i njohur Shkumbin Kryeziu është baba i katër fëmijëve.Në media thuajse gjithmonë ka rrëmbyer vëmendja vajza e tij Rozafa, e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Por, këtë herë vëmendje të veçantë ka marrë djali i tij Rrapi, veçanërisht për shikuesit e Kohavisionit.

Kjo, pasi ai ka pak ditë që ka filluar punë si spiker i lajmeve në këtë televizion.Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Shkumbini, përmes një fotografie të publikuar në Facebook, në mbishkrimin e së cilës shkruan: “Të shkoftë mbarë Rrap, suksese”.

Mesa duket dëshira e Rrapit për televizion, është e trashëguar nga babai i tij, i cili ndër vite njihet si një ndër këngëtarët dhe producentët më produktivë të programeve dhe videokasetave muzikore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here