Johnny Depp dhe Amber HeardSiç shkruan tabloidi “Daily Mail”, aktorja 30 vjeçe ka dorëzuar kërkesën për divorc të hënën, ku si arsye ka potencuar dallimet e pariparueshme dhe duke kërkuar mbështetje financiare nga bashkëshorti.

Çifti i aktorëve Johnny Depp dhe Amber Heard kanë vendosur të ndahen pas vetëm 15 muajve martesë, ndërsa ndarja e tyre mund të bëhet problematike. Siç shkruan tabloidi “Daily Mail”, aktorja 30 vjeçe ka dorëzuar kërkesën për divorc të hënën, ku si arsye ka potencuar dallimet e pariparueshme dhe duke kërkuar mbështetje financiare nga bashkëshorti.

Ndërsa të mërkurën Johnny 52 vjeç, pasuria e të cilit llogaritet në 400 milionë dollarë dhe po ashtu posedon një ishull privat në Bahame, ka dorëzuar dokumentet në gjykatë, duke kërkuar nga gjykatësi që të hedhë poshtë kërkesën e bashkëshortes së tij për mbështetje financiare. Mediet shkruajnë se çifti i martuar nuk ka nënshkruar kontratë paramartesore para martesës.

Të njëjtat mediet shkruajnë se më 20 maj ka vdekur nëna e Johnny-it, Betty Sue Palmer, ndërsa Amber kërkesën për divorc e kishte bërë dy ditë më vonë. Johnny momentalisht është duke promovuar filmin e tij të ri “Alice Through The Looking Glass”, i cili nga e enjte ka filluar të shfaqet në SHBA.

Amber dhe Johnny nuk janë fotografuar bashkë në publik që nga mesi i muajit prill. Çifti kishte lidhur kurorë në plazhin e ishullit privat të Johnny-it, “Little Hall’s Pond Cay” në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa aktorja tashmë është shtatzënë me fëmijën e parë të tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here