VIP Shqiptar

Disa nga filmat dhe këngët më të mira të dekadës

Në përfundim të vitit 2009 janë shpallur 10 filmat më të mirë dhe 10 këngët më të mira për 10-vjeçarin e fundit, në vlerësimin që u ka bërë këtyre krijimtarive revista prestigjioze “The Rolling Stones”

10.The lord of the rings : Trilogjia

Këta filma nuk mund t’i ndash njërin nga tjetri? “The Lord of the Rings” është një film me regji të Peter Jackson dhe skenarin e marrë nga librat e shkrimtarit britanik John Ronald Reuel Tolkien.

Ky film është një mrekulli me të cilin asnjë film tjetër epik i realizuar në 10 vitet e fundit nuk mund të krahasohet në përmasa. Ngjarjet zhvillohen në një botë fantastike në periudhën e mesjetës, ku jetojnë njerëz me përmasa të vogla, magjistarë dhe zotërinj të errët.

9. Mystic river

Ky është një film i vitit 2003 i regjisorit të njohur amerikan Clint Eastwood. Gjatë kësaj dekade ky regjisor ka hedhur shumë filma të vlerësuar nga kritika si “Million Dollar Baby”, “Flags of Our Fathers”, “Letters From Iwo Jima”, “Changeling”, “Gran Torino” dhe “Invictus”. Megjithatë, filmi më i mirë dhe që ka pasur suksesin e kryeveprës së tij uestern, filmit “Unforgiven”, është “ Mystic River”. Ai është një film dramatik, i bazuar në novelën e Dennis Lehane.

8. The departed

Martin Scorsese fitoi një çmim “Oscar” për këtë film. Disa e kritikuan se kishte një subjekt të vjetruar dhe se nuk ishte shumë i thellë. Dy aktorët që luajnë dy personazhe kundërshtare, janë Leonardo Di Caprio dhe Matt Damon. Martin Scorsese godet publikun me këtë film, duke treguar se si lindin shkëndijat e para të korrupsionit që në fëmijëri.

7. Brokeback mountain

Ky është një film i vitit 2005, i drejtuar nga regjisori tajvanez Ang Lee. Heath Ledger është aktori protagonist. Ngjarjet zhvillohen në Wyoming-un e vitit 1963. Personazhi i Ledger quhet Ennis Del Mar, një punëtor ferme i martuar nga që ka një dashuri të ndaluar për një kauboj, rolin e të cilit e luan Jake Gyllenhaal të vitit 1963. Regjisori ndryshoi paksa terrenin e tij në këtë film të bazuar në skenarin e Annie Proulx ndryshe nga filmat “Crouching Tiger”, “Hidden Dragon”. Ledger dha shpirtin e tij në këtë film.

6. The incredibles

”The incredibles” është një film kompjuterik i animuar i vitit 2004 i prodhuar nga shtëpia e prodhimit “Pixar Animation”. Nga të gjitha prodhimet e “Pixar” gjatë kësaj dekade, “The Incredibles” mbetet më i pëlqyeri. Është ndoshta nga të paktët filma me kartonë që trajtojnë tema të krizës së moshës së mesme, problemeve martesore, frika nga impotenca, fiksimi pas modës dhe shqetësime të tjera njerëzore. Filmi u krijua nga Brad Bird. Personazhet kryesore janë anëtarët e një familjeje super heronjsh.

5. No country for old man

Ngjarjet zhvillohen në vitin 1980 në Teksas, ku personazhet janë në ndjekje të parave të drogës që i janë vjedhur një krimineli. “No country for old men” fitoi një çmim “Oscar” për fotografinë më të mirë. Është një meditim mbi dëshirën e Amerikës për pasurimin e menjëhershëm.

4. A histori of violence

Ky është një film i regjisorit kanadez David Cronenberg, që është një nga artistët më të paparashikueshëm dhe origjinalë i filmave. Filmi që nxjerr më shumë në pah veçantitë e këtij regjisori është ai i vitit 2005, “A history of violence”. Historia i përket një qytetit të vogël në Miçigan, ku pronari i një lokali të vogël shndërrohet në hero, pasi shpëton lokalin nga një grabitje. Mesazhi që jep ky film, është se ne fshehurazi bëjmë ato gjëra që publikisht i dënojmë dhe se të keqen e mbartim në ADN-në tonë.

3. Mulholland drive

Ky është një triller psikologjik me të cilin aktorja e njohur Ann Miller mbylli karrierën e saj. Në këtë film regjisori David Lynch e vulosi reputacionin e tij si një poet i kinemasë. Duke parë këtë film mund të zbulosh shumë rreth vetes. Ky film të rrëmben dhe nuk të lëshon deri në fund. Ai u dominua për çmim “Oscar” dhe fitoi një çmim në festivalin e Kanës në vitin 2001.

2. Children of man

Children of men është një film fantastiko-shkencor me regji të Alfonso Cuarón. Ai u shfaq për herë të parë në vitin 2006. Ngjarjet zhvillohen në një botë të mbetur pa fëmijë ku aktori kryesor, Clive Owen, duhet të lërë shtatzënë gruan e vetme të mbetur në tokë. Ky film të bën të jetosh brenda tij. Synimi i këtij regjisori është të të bëjë të besosh.

1. There will be blood

Ky film dramatik bën një portretizim të Amerikës primitive falë regjisorit Paul Thomas Anderson. Aktori Daniel Day-Lewis ka dhënë më të mirën e tij në këtë film.

Daniel Plainview është personazhi që ai luan. Ai gërmon tokën për të gjetur naftë dhe argjend në mënyrë që të pasurohet. Ai adopton të birin e njërit nga punonjësve të tij që humbi jetën në minierë. Ky bir i adoptuar bëhet më pas partneri i tij në biznes.

Këngët më të mira të dekadës së fundit janë:

“Stan” – Eminem

“Beautiful day” – U2

“Rehab” – Ammy Winehouse

“Yeah yeah yeahs” – Maps

“The White Stripes” – Seven Nation Army

“Paper Plans” – M.I.A

“Hey Ya” – Outkast

“Crazy in love” – Beyonce

“99 problems” – Jay Z

“Crazy” – Gnarls Barkley

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.