Suitat ekskluzive të quajtura ”dhoma Beyonce” në spitalin e Nju Jorkut, po rrezikojnë jetën e nënave dhe foshnjave për shkak të çështjeve të personelit.
Në spitalin “Lenox Hill” në Manhatan, ku Beyonce lindi vajzën Blue Ivy këtë janar, nënat e pasura paguajnë deri në 1700 dollarë për një natë në dhomat private. Për to rezervohet një infermiere e veçantë që kujdeset për çdo nevojë te nënës dhe fëmijës, dhe ofron shërbimet e njejta siç i janë ofruar këngëtares së famshme.
Por, sipas infermiereve veterane, kjo bie në kurriz të nënave dhe bebeve që kanë me pak fat dhe para, në repartin e maternitetit. Nganjëherë, deri në 18 të sapolindur kujdesen nga vetëm një infermiere, ndërsa normalisht nuk guxon të jenë më shumë se tetë foshnja për një infermiere.