VIP Shqiptar

Dell feston ditëlindjen qetë

Ambasadori amerikan Christopher Dell të dielën mbrëma ka festuar ditëlindjen e tij të 56-t.

Mbase ju kujtohet vitin e kaluar kur Dell kishte organizuar një “party” me miq, artistë e politikan. Mirëpo, sivjet ai festoi vetëm me 3 vetë.

Në një restorant të Prishtinës, ai bashkë me të dashurën e tij, hëngrën dark në shoqëri të mikut të tij Blerim Gjocit dhe të dashurës së këtij të fundit, amerikanes Ej Xhej.

Dell pothuajse është në përfundim të misionit në Prishtinë. A mos vallë simbolika e festës së qetë ka të bëjë me largimin nga Kosova? /Indeksonline/

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.