Nata e katërt në “Dancing with the stars” nuk pati të eliminuar. Kjo ishte surpriza që producentja Holta Dulaku kishte menduar për natës e së enjtes, duke shpallur në fund të saj që katër çiftet më pak të votuara nuk do të shkonin në “Danc off”.

Siç është deklaruar që në fillimin e këtij sezoni të ri nga autorët, nga nata në natë do të ketë të papritura për sa i përket formulës së garës dhe eliminimit të konkurrentëve në këtë garë. Kështu, në javën e ardhshme do të eliminohen dy nga konkurrentët e “Dancing with the stars”.

Dy të rrezikuarit për t’u larguar do të jenë pikërisht nga katër çiftet që u shpallen më pak të votuarit. Zhaku, Artan Imami, Niada Salisi dhe Seldi Qalliu janë katër konkurrentët që rrezikojnë të eliminohen natën e 5-të të “Dancing with the stars”. Beteja më e fortë do të zhvillohet midis këtyre katër konkurrentëve, por kjo nuk do të thotë se shtatë konkurrentët e tjerë që kanë dalë jashtë zonës së rrezikut, mund të rrinë të qetë.

Duke qenë se pikët e natës që kaloi por edhe javës së ardhshme nuk do të zerohen, mund të kemi në javën në vijim, përkatësisht në javën e gjashtë, një përmbysje të rezultatit. Dy prej çifteve nga katërshja që rrezikon këtë javë që vjen, të cilët do t’i shpëtojnë eliminimit, mund të ketë mbledhur prej votave të javës më shumë pikë se çdonjëri prej shtatë konkurrentëve që janë jashtë zonës së rrezikut.

Kështu që beteja e pikëve është e hapur për të gjithë yjet që kërcejnë. Mbetet për të parë në këtë të enjte se kush do të largohet nga katërshja e shpallur në rrezik mbrëmjen e së enjtes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here