VIP Shqiptar

Dafina u rikthehet angazhimeve ‘live’ në New York

Dafina ZeqiriDuket se këngëtarja Dafina Zeqiri e ka marrë më seriozisht se sa mendohej angazhimin e saj artistik në New York.

Menjëherë pas lansimit të këngës dhe klipit më të ri ‘Bloodah’, burime të afërta me Tribuna bëjnë me dije se këngëtarja ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të vazhduar punën që kishte nisur muaj më parë me kitaristin e mirënjohur Faton Macula.

Dhe përveç një albumi të përbashkët që artistët kanë në plan ta realizojnë, Dafina ka nis edhe një angazhim tjetër atje duke përformuar në qytetin e New York-ut.

Për performancën e këngëtares atje ka bërë me dije edhe Fatoni përmes llogarive të tij në rrjetet sociale, ndërsa ka shkruar “Me miken time Dafina Zeqiri, duke ushtruar në shtëpinë time për një shou në New York”. Kitaristi gjithashtu ka publikuar edhe një foto të përbashkët.

Komentoni këtë artikull

STAY UPDATED

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.