Sot është një ditë shumë e veçantë për këngëtaren e njohur Dafina Rexhepi.

Kjo për faktin pasi që ajo sot feston ditëlindjen  e saj të 24-të.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja simpatike përmes një fotografie që ka postuar në profilin e saj në Instagram.

“Birthday girl”, shkruhej në fotografinë që kishte postuar Dafina.

Ndërkohë ajo ka marrë urime të shumta nga fansat e saj.

“Happy birthday beautiful!!”,

“urime edhe shum tjera tlumtura me familje”,

“Wish you all the bestt”,

“O shpirte urime ishalla edhe plot tjera tlumtura!Teduashumeeeeee”, ishin këto disa nga urimet që kishte marrë ajo.

Kujtojmë se pas një kohe të gjatë Dafina ishte rikthyer në skenën muzikore.

Ajo kishte publikuar muajin e kaluar projektin e saj të ri “BOI”.

Kujtojmë se ndër hitet e saj janë “Një shuplakë”, “Ti mi then kufijtë”, dhe “Delicious” në bashkëpunim me reperin e njohur MC Kresha./Gazeta Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here