VIP Shqiptar

Dafina Rexhepi: S’kam ndermend te bej operacione plastike

“Është shumë më mirë kur je natyrale”. I këtij mendimi është këngëtarja e re, por mjaft e suksesshme Dafina Rexhepi, e cila edhe nëse ka ndonjë tipar jo perfekt në fytyrën apo fizikun e saj ka vendosur që të mos u nënshtrohet metodave të fundit të shkencës kozmetike, ndonëse për një personazh televiziv, siç e dimë të gjithë (dhe shembujt janë të shumtë) presioni për t’u dukur sa më bukur është shumë i madh.

E pyetur nëse ka ndërmend që së afërmi të ndërhyjë për të korrigjuar ndonjë tipar, Dafina ka thënë: “Jo, as që kam ndërmend.

Mendoj se është shumë më bukur që të jesh natyrale”. Këngëtarja që jeton në Gjermani dhe që u bë e njohur falë këngëve hit me MC Kreshën dhe Genc Prelvukaj, “Delicious” dhe “Ti m’i then kufijtë”, – ka thënë gjatë një interviste të shkurtër se fyerja më e madhe që mund t’i bëjë dikush është që t’i thotë “i ke flokët e shpifur”.

Duket pra se si shumë femra të tjera se edhe Dafina është e fiksuar pas pamjes së jashtme dhe nëse ajo ndryshon mendim për operacionet plastike, ne do të jemi këtu për t’i rikujtuar “premtimin” e mësipërm që ajo ka bërë me veten dhe fansat.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.