VIP Shqiptar

Dafina konfirmon videoklipin e “Time Out”

dafina-konfirmon-videoklipin-e-ldquo-time-out-rdquo_hdPop ylli shqiptar, Dafina Zeqiri, ka konfirmuar raportin ekskluziv të Telegrafit pak ditë më parë se ajo do të publikojë videoklipin e ri, atë të këngës “Time Out”.

Telegrafi zbuloi ekskluzivisht se Dafina Zeqiri po bën videoklipin e këngës “Time Out” dhe duket se ajo tashmë e ka përfunduar atë.

Njëkohësisht këngëtarja me konfirmimin e videoklipit ka zbuluar po ashtu se është kthyer në vendin tonë, por ka ndaluar në Shqipëri te Max Production, që edhe e kanë punuar videoklipin.

“Duke e shikuar videoklipin tim të ri “Time Out” që u xhirua nga Max Production. Nuk më pritet që të gjithë ju të shihni atë që po shihni tani”, ka shkruar Dafina në Tëitter.

Besohet se videoklipi i këngës hit është xhiruar në Amerikë dhe se ai do të lansohet pas pak ditësh.

Telegrafi do të bëjë përpjekje maksimale që premierën e këtij videoklipi ta sjellë për adhuruesit e Dafinës.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.