VIP Shqiptar

Dafina Dauti sjell coverin e këngës “Ushtarit tim”

Dafina Dauti sjell coverin e këngës “Ushtarit tim” Ka pak ditë që ka publikuar albumin e saj më të ri me këngë live.

Këngëtarja Dafina Dauti nuk po ndalet! Ajo vazhdon të jetë shumë e angazhuar në muzikë duke sjell vazhdimisht projekte të reja.

Së fundmi, këngëtarja Dauti ka publikuar coverin e saj më të ri “Ushtarit tim”, një këngë e kënduar nga e madhja Adelina Ismaili dekada më parë.

Këngëtarja për të cilën gjithmonë u tha se i ngjan paksa në fytyrë, duket se e njëjta gjë vlen edhe për zërin e saj, ngase në këtë këngë, interpretimi dhe zëri i Dafinës nuk dallon shumë nga ai i këngëtares Ismaili.

Coveri “Usharit tim” është publikuar në YouTube edhe me një klip nën petkun e ngjyrave bardhë e zi, një klip i thjeshtë i cili i lë hapësirë interpretimit korrekt të këngëtares Dauti. /Telegrafi/

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.