Tashmë është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, dhe e veshur sport Çiljeta bën shëtitje në Tiranë, qoftë edhe për të mbajtur trupin në formë.

Pas lajmit se fëmija i saj do të jetë djalë, ja ku vjen kjo foto e shkrepur nga paparaci ynë në Tiranë, ku Çiljetës tashmë i ka dalë barku në pah.

Kjo foto realizohet pas udhëtimit të saj drejt Italisë (Riccione, Emilia-Romagna) për të mbaruar xhirimet e filmit italian, të cilin ajo e kishte filluar para se të ngelë shtatzënë.

Rastësisht roli i saj në film i një femre shtatzënë përputhet me shtatzëninë e saj në realitet, që ajo vetë e ka konsideruar një rastësi të bukur për të realizuar dhe filmin më realisht. Çiljeta pret fëmijën e saj të parë, nga lidhja e saj me një djalë të huaj, një arkitekt me emrin Tomas. PanoramaPlus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here