Kjo nuk do t’i pëlqej Rihanna-s. Një magazine amerikane ka dëgjuar nga një mik i afërt i Karrueche Tran se Chris Brown po mundohet ta kthej atë përsëri. Ja se çfarë po bën.

Chris tha se e ka përfunduar lidhjen e tij me Karrueche por më pastaj është parë duke darkuar ne një restorant me 26 tetorë, dhe dy ditë më vonë në një festë për Halloween.

Duket se kjo nuk është edhe aq rastësi, pasi besohet se ai është pënduar që është ndarë me të.

“Ajo në fakt ka banuar në shtëpinë e tij dhe sigurisht që ende nuk ndihet mirë pas kësaj periudhe. Ajo po mundohet ta harrojë, por ai vazhdon t’i shkruaj mesazhe dhe i dërgon foto të tyre së bashku. I thotë gjatë gjithë kohës se po i mungon”.

Arsyeja pse ky çift u ndanë ishte Rihanna me të cilin thuhet se Chris ka rifilluar lidhjen.

Por këtu, diçka po zihet. /Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here