Charlize TheronModelja dhe aktorja afrikanojugore e cila është fituese edhe e çmimit Oscar, Charlize Theron, është duke u përgatitur për ndërtimin e kampit për futbollistë, për pjesën më të varfër të banorëve të vendlindjes së saj.

Në të fëmijtë, përveç që do të pajisën me ndrresa dhe me pajisje sportive do të kyçen në programin e edukimit shëndetësor, duke pasur parasysh që regjioni i Umkhanyakude, ku Theron do ta fillojë aksionin, është pjesa me përqindje më lartë të njerëzve të infektuar me virusin HIV.

Aktorja hollivudiane shpreson që terenat e parë do të ndërtohen deri në fillimin e Kampionatit Botëror që në vitin e ardhshëm më 11 qershor fillon në këtë vend. “Kampionati botëror në futboll është një ngajrje shumë e madhe për Republikën e Afrikës së Jugut në tërësi, e cila ndihet e nderuar dhe krenare me organizimin e fituar.

Pyetja është se si do ta shpërndajmë këtë në pjesët e tjera të vendit “, deklaroi aktorja e bukur, projekti i të cilës ‘Africa Outreach’ tashmë ka ndihmuar që të sillen njësitë mobile të shëndetësisë në Umkhanyakude-n.

Nxënësit e atjeshëm tashmë njëherë në muaj e kanë mundësinë që të shkojnë tek motrat medicinale dhe tek këshillatrët, ndërsa këtu mësohen edhe për gjërat themelore për kompjuter.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here