Gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë dhe këtë gjë e kuptojmë vetëm pas një dite të lodhshme e me shumë aktivitet.

Ai ju ndihmon të relaksoheni, të fokusoheni dhe të qëndroni të vëmendshëm gjatë ditës, si dhe i jep trupit mundësi të rigjenerojë funksionet e tij. Gjithashtu, gjumi lufton obezitetin, diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Por kjo nuk do të thotë se mund të kaloni orë të tëra duke fjetur. Gjumi është thelbësor për shëndetin, por nëse e teproni mund të ndikojë për keq.

Ja disa nga gjërat e këqija që mund të ndodhin kur flini shumë:
1. Mund të shkaktojë probleme me zemrën.
2. Çon në shtim të peshës e deri në obezitet.
3. Rrit rrezikun e diabetit.
4. Shkakton stres.
5. Dëmton trurin.
6. Shkakton vdekje të parakohshme.
7. Shkakton dhimbje koke.
8. Shkakton dhimbje të mesit dhe shtyllës kurrizore.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here