Ishte njëra prej vajzave të cilën ishim mësuar ta shohim vetëm nëpër sfilata mode.
Por, tani ka ndryshuar dhe nga modelimi ajo prezanton në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova.
Megjithatë, ajo thotë se modelimi dhe prezantimi nuk ndryshojnë shumë nga njëri-tjetr, ndërkaq për emision “Ora 7” thotë së është një kombinim i shijes me gazetarinë… (more…)
Je një balerinë profesioniste, si ndihesh kur ke një partner jo të pozicionit tënd, në këtë rast Julin?
Në fakt nuk më ndodh shpesh kjo situatë që të kërcej me një partner që nuk ka lidhje me baletin, prandaj eksperienca në ’Dancing with the stars’ është e bukur sepse të bie të kërcesh pikërisht me një partner të tillë. Por mendoj se përveç vështirësive që ka, është edhe diçka shumë e bukur. (more…)
Eshtë 17 vjeç, por është më se e talentuar. Që në moshën 8 vjeçe ka nxjerrë albumin e saj të parë muzikor për fëmijë. Në moshën 12 vjeç, të dytin.
Aktualisht ka në treg 12 këngë, 6 në shqip dhe 6 në anglisht. Besa Krasniqi, shqiptarja që jeton në Suedi, ka ditur të triumfojë me talentin e saj të jashtëzakonshëm dhe të bëjë fansa jo vetëm në vendin e saj.
E jo vetëm, por të marrë edhe vlerësime nga ministrja e Kulturës suedeze, Lena Halengren. (more…)
Nuk ishte dashuri me shikim të parë, por një tërheqje e fortë dhe e ndërsjelltë sapo ndeshën sytë e njëri-tjetrit.
Ishin të dy në prag të 17 –ave dhe jeta për ta ishte një festë, një zbavitje dhe dëshirë për ta shijuar atë në çdo sekond. U takuan për herë të parë në programin “Portat e fatit” që drejtohej nga Rudina Magjistari në “Klan” ku të dy merrnin pjesë si këngëtarë dhe që atëherë filluan të frekuentoheshin thjesht si shokë. (more…)
Është njëra prej aktorëve kosovare që ka befasuar shumë gjatë vitit që lamë pas. Filloi me një projekt humanitar.
Më vonë u paraqit publikisht me këngëtarin Blero dhe pastaj tregoi që është shtatzënë.
Kjo është aktorja Teuta Krasniqi, e cila tregon se pavarësisht lodhjes, prapë do të vazhdojë me ciklin e ri të emisioneve “Lidhja mes nesh” dhe risi të tjera në karrierën e saj. (more…)
Pjesëmarrës në shumë festivale të zhvilluara në Tiranë dhe aktualisht garues në edicionin e shtatë të “Top Fest”.
Ndërkohë ai po përgatitet që të hedhë në treg albumin e tij të dytë, i cili do të shoqërohet edhe me tre videoklipe të radhës. (more…)