thashetheme, celebritete

Swift ylli që po ngrihet në qiell

Megjithëse ceremonia e edicionit të 52-të të dhënies së çmimeve “Grammy” ka përfunduar prej dy javësh, dashamirësit e muzikës nuk pushojnë së diskutuari rreth yjeve, muzikantëve e këngëtarëve, si dhe veprave të tyre.

Në programin e sotëm muzikor unë do t’ju njoh me Taylor Swift-in, që mund të themi se ka krijuar mrekulli në “Grammy”-n e sivjetshëm, dhe disa këngë të saj. (more…)

Cmimet Oscar, “The Hurt Locker” mund kolosin “Avatar”

“The Hurt Locker” ka mposhtuar “Avatar” ne mbremjen e ndarjes se cmimeve Oscar pasi ka fituar statujen ne kategorine e filmit me te mire.

Bashke me kete statuje, “The Hurt Locker” fitoi edhe 4 Oscar-e te tjere; montazhi me i mire, tingulli me i mire, skenografia me e mire origjinale dhe montazhi me i mire zanor.

Kjo ishte nje sfide ne distance mes James Cameron dhe ish bashkeshortes se tij Kathryn Bigelow, ku kjo e fundit doli fitimtare. (more…)

Hollivudi gati për ceremoninë e 82-të e ndarjes së çmimeve Oscar

Dy ditët e fundit, një segment i Bulevardit të Hollivudit është transformuar në atë që tani dihet se është vendi ku zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar.

Ka përfunduar edhe shtrimi i tapetit të kuq të famshëm, ku parakalojnë yjet e Hollivudit.

Në ndërtesat përreth janë vendosur posterat, rojet kanë filluar të qëndrojnë tek kordonat e sigurisë dhe janë instaluar tendat ku do të qëndrojnë aktorët dhe spektatorët. (more…)

Oscar perjashtohet producenti i “The Hurt Locker”

Producenti i filmit “The Hurt Locker”, Nicolas Chartier nuk do jete i pranishem ne ceremonine e ndarjes se cmimeve Oscar.

Sipas organizatoreve, ai ka thyer rregulloren e Academy Award qe ndalon kandidatet te japin opinione negative per filmat ne gare.

Chartier u kishte nisur nga nje mail juristeve ku komentonte me nota negative filmin “Avatar” te James Cameron. (more…)

Avatar dhe Inglourious udhëheqin nominimet në Awards

Filmi i Quentin Tarantinos, “Inglourious Basterds”, dhe filmi i James Cameronit, “Avatar”, kanë marrë nga pesë nominime për edicionin e sivjetmë të Empire Film Awards.

Të dy filmat do të konkurrojnë në kategorinë e filmit më të mirë, ku do të kenë përballë filmat: “Star Trek”, “District 9” dhe “The Hurt Locker”. Ndërsa të njëjtit pesë filma konkurrojnë edhe për çmimin e regjisorit me të mirë. (more…)

Bridges përgatitet për Oskar me filmin “Crazy Heart”

Aktori veteran Jeff Bridges deklaroi se ndihet shumë i emocionuar nga mundësia për të fituar çmimin Oskar.

Jam shumë i emocionuar nga perspektiva për të fituar Oskarin në tentativën e pestë”, ka deklaruar Bridges. (more…)

MARKETING

Reklama Online
Copyright 2009 Thashethe.me.