VIP Shqiptar

Capital T sjell projektin e tij më të ri “UNO”

Capital TReperi i njohur Capital T ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “UNO”.

“Kënga e re është punuar nga Strike, ndërsa producent është Mixey, kam menduar të vij më ndryshe kësaj here me një klip me animacione”, tha Capital T ditë më parë në një prononcim për Telegrafin.

“UNO”, domethënia e të cilit është “një”, ka sjell si klip shumë animacione dhe figura të njohura për ndjekësit e rregullt të filmave të animuar.

Edhe këtë herë Kapo arriti të befasojë fansat me një projekt të ri dhe të veçantë, siç rëndom nuk kemi patur rastin të shohim një projekt të tillë më parë në estradë. /Telegrafi/

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.