Të shumta ishin sukseset e tij në Gjermani, por këngëtarit fare të ri në moshë nuk i mjaftuan për faktin se ai zgjodhi pikërisht tregun kosovar për të vazhduar karrierën e tij duke bashkëpunuar kështu me artistë vendorë mjaft në zë.

Bëhet fjalë për Butrint Imerin, i cili përveç muzikës tani ka filluar të përflitet edhe për disa lidhje të dashurisë.

Mediet, mbrëmë kanë publikuar një lajm për këngëtarin se ai është në lidhje dashurie.

E menaxheri i këngëtarit, për Express-in, e ka mohuar këtë lajm, duke thënë se më vjen keq për gazetarët që nuk janë në gjendje ta konfirmojnë një lajm.

‘Nuk është e vërtetë që Butrinti është në lidhje dashurie. Ajo thjeshtë është një fanse e tij. Më vjen keq prej gazetarëve që nuk janë në gjendje ta konfirmojnë një lajm’, ka thënë menaxheri i këngëtarit.

Rikujtojmë se Butrinti tani është duke e shijuar suksesin e këngës ‘Bella’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here