Brad PittAktori Brad Pitt nuk do të luajë në filmin “Sherlock Holmes” në një të ardhme të shpejtë, pavarësisht raporteve se ai ka dashur të shpëtojë filmin e mikut të tij të Guy Ritchie.

Sipas mediave britanike, aktorët e filmit Robert Downey Jr. dhe Jude Law janë ftuar sërish në Londër për të rifilluar xhirimet me Pitt, por bosët e filmave kanë mohuar gjithçka.

Duke i quajtur tregimet ‘plotësisht të sakta’ zëdhënësi i filmit ka thënë, “Brad Pitt nuk do t’i bashkohet listës së aktorëve të ‘Sherlock Holmes’ dhe jemi tërësisht të kënaqur me produksionin e filmit. Siç është planifikuar, ai do të lëshohet në ditën e Krishtlindjes, 2009”.

“Për të kompletuar filmin, ne kemi caktuar disa ditë xhirime për të përmbyllur disa skena plotësuese dhe disa elemente të efekteve vizuale”, ka shtuar më tej zëdhënësi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here