VIP Shqiptar

Brad Pitt, në serialin për Sulltan Sylejmanin?

Se sa investojnë turqit në industrinë e filmit, më së miri e dëshmon mundësia e angazhimit të aktorit të njohur botëror Brad Pitt, si aktor mysafir në serailin e njohur turk për Sulltan Sylejmanin, serial ky i cili ka arritur shumë sukses edhe në trojet shqiptare dhe Ballkan.

Sipas mediave turke, Pitt do të veshë së shpejti petkun e komandatit të një ushtrie evropiane, falë rolit të ri në serialin “Sulejmani i madhërishëm”.

Për këtë aktori ka kërkuar 2 milionë dollarë, ndërsa produksioni “Tims” ka pranuar t’i paguajë atij këtë shumë.
Aktori holivudian do të paraqitet në shtatë pjesë të serialit të famshëm turk, e në rast se Pitt e refuzon rolin, atëherë si zëvendësim llogaritet aktori tjetër i famshëm, Mel Gibson.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.