VIP Shqiptar

Brad Pitt i tregon të gjitha

Brad Pitt i tregon të gjithaBrad Pitt ka dhënë një intervistë së fundmi për “GQ” përmes të cilës ka folur për problemet që ka patur me substancat narkotike dhe ka shtuar se pas ndarjes nga Jolie, ka hequr dorë prej tyre.

“Unë nuk kam asnjë sekret. Nuk kam asgjë për të fshehur”, ka thënë Pitt për “Associated Press. “Ne jemi qenie njerëzore dhe natyra e qenieve njerëzore më duket shumë interesante. Nëse nuk flasim për problemet, atëherë nuk mund të bëhemi më mirë”.

Që prej ndarjes së tij nga Jolie, Pitt ka thënë është duke bashkëpunuar me ish-bashkëshorten e tij për t’u kujdesur në mënyrën më të mirë të mundshme për fëmijët.

“Fëmijët janë gjithçka. Janë jeta jote. Fokusi kryesor është tek ata”, shton aktori.

Ndërsa sa i përket thashethemeve për vetëvrasje, Pitt ka shpjeguar: “Nuk jam duke planifikuar të vras veten. Ka akoma shumë bukuri në botë dhe shumë dashuri. Shumë dashuri për t’u dhuruar. Është gjithçka në rregull, është thjesht jeta e tillë”.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.