Këngëtari Blero sapo ka publikuar videoklipin e tij më të ri të titulluar “Ajo apo ti”.

Videoja, për të cilën Blero më herët kishte premtuar se do të jetë “një klip i paparë deri më tani”, është realizuar nga produksioni “Asha”.

Muzika e këngës në fjalë është realizuar nga Zap dhe Chirs ndërsa për tekst është përkujdesur Bubulina Krasniqi.

Blero është duke punuar edhe në disa këngë të reja të cilat pritet të lansohen këtë verë.

Klipin “Ajo apo ti” mund ta shikoni në vazhdim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here