Blero: Për Teutën ndjej vetëm respekt, me Afronën po mendojmë për fëmijëÇdo lajm rreth jetës së tij private merr menjëherë vëmendjen e publikut. Megjithatë ai thotë se janë mediat ato që i kanë zmadhuar gjërat, pasi bën një jetë si gjithë të tjerët.

Blero dhe Afrona duket se po jetojnë ditë të arta, teksa kanë bërë plane tashmë edhe për të krijuar familje. Një komunikim dashamirës ka edhe me ish- bashkëshorten e tij, Teutën, e cila aktualisht po pret një fëmijë nga partneri saj, Adonisi.

Gëzon respekt për të, duke shprehur se nuk e ka prekur lidhja e saj e re. Një verë e mbushur me hite, është ajo që paralajmëron Blero, duke rrëfyer edhe planet për klipin e tij të ri, që po xhirohet në Turqi.

Si po ecën karriera muzikore për Bleron? Mund të them që po ecën shumë mirë. Madje nuk ka qenë ndonjëherë më mirë sesa kaq.

Pak kohë më parë keni publikuar këngën tuaj të re, si kanë qenë reagimet? Deri më tani, “1her” është pëlqyer shumë nga publiku. Ka qenë një punë shumë e madhe nga ana jonë dhe më vjen mirë që publiku e ka mirëpritur. Këtë gjë e kuptoj teksa shikoj që në koncertet ku jam i ftuar kënga këndohet bashkë me publikun.

Si i shikon Blero artistët e rinj, sa premtues janë ata? Unë jam ndër të vetmit artist që punoj me zërat e rinj. Mund të them që talentet e reja janë shumë premtues dhe më vjen mirë për këtë. Vlen të përmendet këtu bashkëpunimi me Ukin, që unë e vlerësoj shumë si mik dhe si artist. Një shtysë për artistët e rinj është gjithnjë e nevojshme.

Mendoni se ka pasur raste që ju ka dëmtuar bashkëpunimi me emrat e rinj? Jo, asnjëherë. Unë e kam tashmë emrin tim në treg, që e kam fituar falë punës dhe falë talentit tim. Publiku e njeh tashmë Bleron dhe nuk ka pse të ma cenojnë karrierën bashkëpunimet e mia, përkundrazi, kjo vetëm më ka ndihmuar.

Si do të jetë kjo verë për Bleron? Do të vijë padyshim e mbushur me projekte të reja. Madje do të jetë më e mirë sesa vitet e shkuara.

Me çfarë do të vini këtë verë? Aktualisht po përgatis këngën time, të cilën do ta xhiroj në Turqi. Është një këngë që do të shndërrohet shpejt në hit. Jam i sigurt që do të kërcehet shumë në clube përgjatë verës. Del në fund të qershorit.

Pse është kaq e përfolur jeta private e Bleros? Sepse ju e keni bërë të përfolur. Unë skam bërë asgjë të jashtëzakonshme në jetën time, që është përfolur kaq shumë. Kam jetuar si gjithë të tjerët.

Mendoni se ju ka dëmtuar përfolja e jetës suaj private kaq shumë? Jo nuk mendoj se më ka dëmtuar. Në fund të fundit unë jam ky që jam dhe nuk mund të ndryshoj. E kam të pamundur të mashtroj, apo të them gjëra të pavërteta. Ndaj nuk mendoj se kjo është e gabuar.

Si po ecën lidhja juaj me Afronën? Gjithçka po ecën shumë mirë. Sa herë që gjejmë mundësinë bëhemi bashkë për të kaluar më shumë kohë me njëri-tjetrin. Gjithçka po shkon për mrekulli.

A keni menduar për fëmijë? Patjetër që edhe fëmijët do të vijnë, por kur të dojë Zoti. Ne akoma nuk kemi nisur bashkëjetesën, pasi Afrona është në Zvicër, ndërsa unë në Kosovë, për shkak të angazhimeve tona. Por sapo të nisim të jetojmë së bashku natyrisht që do të mendojmë edhe për fëmijët.

Po me Teutën, ish-bashkëshorten tuaj si i keni marrëdhëniet? Kemi marrëdhënie shumë të mira. Ashtu si duhet ti kenë dy prindër që komunikojmë për fëmijën e tyre. Unë dhe Teuta flasim shpesh, duke qenë se ne na bashkon Tara.

A u prek Blero kur morët vesh për shtatzëninë e Teutës, ju duk pak si herët? Jo, nuk kisha arsye për tu prekur. Unë i uroj shumë fat Teutës. E kam thënë edhe më herët mes nesh ka mbaruar gjithçka, gjithçka që kam për të është respekt, duke qenë nëna e vajzës sime, ndaj shpresoj të jetë e lumtur në jetën e saj.

Po Tara, vajza juaj, a është përshtatur tashmë me marrëdhëniet tuaja të reja? Po, Tara është një fëmijë i lumtur. Ajo tashmë ka dy shtëpi, një të mamit dhe një të babit. Gjithçka për Tarën ka qenë shumë e thjeshtë dhe më vjen mirë për këtë./Gazeta Shqiptare/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here