Në ditëlindjen e tij të 34-t, Blero nuk ka qenë fort në qejf.

Të paktën jo paradite, kur i është dashur të ulej në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Komunale në Prishtinë.

Këngëtarit Blerim Muharremi – Blero ia kanë uruar ditëlindjen edhe në gjykatë, shkruan “Koha Ditore”. Por kjo, pasi i është nënshtruar seancës gjyqësore, të enjten.

Blero akuzohet për vepër penale rrezikim i trafikut publik. Nëse shpallet fajtor, Blero, sipas paragrafit 5 të nenit 297 të Kodit Penal të Kosovës, mund të dënohet prej gjashtë muaj deri në pesë vjet burgim.

Sipas aktakuzës, katër vjet më parë, Muharremi nga pakujdesia kishte vënë në rrezik jetën e dy nxënëseve nga Komuna e Dragashit, të cilat i kishte goditur me veturë derisa po truponin rrugën te Bulevardi i Dëshmorëve në Prishtinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here