Ndërsa në kinematografi ai po përjeton entuziazmin që i ka falur puna e tij e fundit “Project Berlin”, Blerim Destani aktori më i komentuar dhe i suksesshëm shqiptar i viteve të fundit i është futur rrugës së biznesit.

Sic ishte folur edhe më parë, Destani ka krijuar tashmë një linjë të veten, xhins, të cilën e ka prezantuar pak javë më parë në kryeqytet.

Është celur dyqani që do të tregtojë vetëm këtë linjë, i cili duket se është mirëpritur mjaft mirë. Nuk dimë nëse vetë Destani zgjedh të vishet me linjen e tij, por gjithsesi duke pasur parasysh se ai është një djalë me shije, besojmë se edhe ky biznes i frymëzuar prej tij do të jetë jo thjeshtë i suksesshem, por i preferuar prej rinisë kosovare dhe jo vetëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here