blerimlibertaPas shumë spekulimeve që zgjoi jeta e tij private, Blerim Destani duket se më në fund ka gjetur dashurinë e tij.

Spekulimet për një lidhje të aktorit dhe Anxhela Martinit nuk dolën të ishin të vërteta, gjë që u hodh poshtë edhe nga vetë prononcimet e tij në media, siç më herët kishe mohuar edhe disa spekulime për lidhje me fytyrat tjera të estradës shqiptare.

Por tani, del në pah një thashetheme tjetër, për të cilën Blerimi po qëndron i heshtur. Ai raportohet se është në lidhje me moderatoren Liberta Spahiu.

Këto thashetheme kanë burim nga vizita e Libertës në Dubai, ku ajo kaloi festat e fundvitit dhe festoi ditëlindjen e saj në shoqërinë e Blerimit dhe miqve të tyre.

Edhe disa fotografi të postuara në rrjetin “Instagram”, tregojnë qartë se ata tashmë janë duke shijuar kohën e tyre si çift.

Liberta, gazetarja e shtypit rozë, që shokoi duke pozuar si lesbike
E lindur më 4 janar të vitit 1985 në Prishtinë, Liberta karrierën e saj si modele e ka filluar që në moshën 15-vjeçare duke u zgjedhur kështu edhe si fytyra e re e Kosovës, dhe për këtë rast ajo ka realizuar setin e parë të fotove nga Fadil Berisha. Ajo shokoi me fotot ku shfaqej si lesbike, në krahët e një femre tjetër dhe që nga ajo ditë është marrë intensivisht me modelim. Ky sukses i shërbeu televizionit, dhe aktualisht prezanton  një emision të show-bizit në “Klan Kosova”. Ajo njihet si një nga femrat më seksi dhe më të dashura te meshkujt kosovarë.

Të tjera vajza VIP të përfolura për lidhje me Destanin
Ai është një nga meshkujt më sharmantë dhe më të dëshiruar nga femrat qëkur është bërë i famshëm. Aktori i njohur, Blerim Destani, deri më tani është përfolur për lidhje të shumta, të vërteta apo të pavërteta; E rëndësishme është që të paktën ka ekzistuar një fakt për të cilin mediat janë kapur.

Adriana Daci
Jeton në ShBA, me të cilën thuhet se ka pasur një lidhje disamujore.

Arita Fejzullahu
Ishte ajo që e akuzoi Blerimin se ka qenë fajtor për ndarjen e tyre, madje e quajti atë “ujk gënjeshtar”.

Dafina Zeqiri
Edhe kjo këngëtare është në listën e femrave të përfolura për romancë me aktorin.

Tuna Sejdiu dhe Adelina Tahiri
Dy këngëtaret nga Maqedonia kanë deklaruar në media se nuk flasin më me njëra-tjetrën dhe arsyeja është Blerimi.

Burimi: vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here