Ndihet shumë patriot, adhetar dhe origjinen e tij nuk e fsheh askund. Ai rrefen se kudo shkon e tregon ballhapur këtë. Beson tek dashuria me shikim të parë, por ama vëzhgimi dhe konstatimi i vlerave vazhdon më tutje. Në këtë intervistë Blerimi prek edhe temën e Angela Martint dhe thashëthemet mbi marrdhënien që ka me modelen.

Në këtë prak të 100-vjetorit të pavarsisë, aktori Blerim Destani tregon pikat e tij të dobëta, dashurinë për shqiptarinë dhe shqipëtarët.

Ju kemi parë së fundmi të jeni shumë prezent në Shqipëri, përse?

Jeta është dinamike, kështu që puna dhe angazhimet përcaktojnë edhe prezencën në vende të ndryshme. Unë do kisha dashur shumë kohë të lirë, të vija më shpesh në shqiperi për të takuar miqtë e mi.

E ndjeni veten shqiptar?

Po, dhe për këtë jam krenar.

Ku më shumë në Kosovë, Gjermani apo Shqipëri?

Ajo ndjenjë nuk ndikohet nga gjeografia e jashtme, edhe në hënë po të shkoja përsëri do të ndihesha shqipëtar.

Cili është kryeqyteti që ju pëlqen më shumë, Tirana, Prishtina, Shkupi?

Çdo qytet ka veçoritë e veta, dhe kjo më bën të ndjehem si në shtëpinë time. Ajo që i bën këto qytete të gjalla brenda meje janë lidhjet shpirtërore që kam me miqtë që jetojnë në këto qytete. Kur përmendet Tirana mua më paraqitet fytyra e miqve që kam atje, kështu edhe me Prishtinën, Shkupin, Tetoven, miqtë janë personifikimi shpirtëror i qytetit.

Gjatë promovimit të dokumentarit të Eliza Dushkut, çfarë ishte diçka që ju la më shumë mbresë?

Dashuria për Shqiperinë.

Cila është vlera më e madhe që ju kanë mësuar prindërit rreth origjinës dhe prejardhjes?

Prindërit më kanë mësuar që çfardo që të bëj, kudo që të shkoj unë përherë do të kem emrin Blerim dhe mbiemrin Destani. Emri im është ky dhe duhet të punoj që ky emër të mbartë vlera, ndërsa mbiemri është familja, kombi. Duhet të kujdesëm që ky mbiemër të jetë i respektuar kudo që të shkoj, dhe çfarëdo që të bëj.

Çfarë mendon se i dallon shqiptarët nga kombet e tjera në botë?

Shqiptarët dallohen nga historia, çdo popull dallohet me historinë e vet.

Cila është cilësia më e mirë që kanë shqiptarët si komb?

Bashkëjetesa fetare. Mendoj se kjo është ajo që neve na bën të veçantë.

Po një aspek negativ?

Një fjalë popullore, “Nuk ka mal pa ujq”. Me siguri që ka aspekte të tilla, por unë nuk dua t’i përmend ato.

Vëmëndja mediatike ju ka shëndërruar në një përsonazh të Showbiz-it. Ju pëlqen të jeni në qëndër të vemendjës?

Nuk më pelqen të jem në qëndër të vëmendjes, ashtu siç thoni ju por natyra e profesionit dhe e punëve që bëj shpeshherë padashje më bën që të jem aty.

Jeni parë nën shoqërinë e modeles Angela Martini, çfarë raportesh keni me të?

Raporte shumë miqësore dhe respekt reciprok.

Është folur për një flirt mes ju të dyve! Është i vërtetë ky lajm?

Jo nuk është aspak e vërtetë, këto gjëra bëjnë pjesë tek thashethemët.

Fizikisht, çfarë ju godet më shumë tek një femer?

Një shkrimtar gjerman, në pytjen se “A egzsiton dashuri me shikim të parë” është përgjigjur: “Gjatë dashurisë me shikim të parë, duhet shikuar edhe një herë.” Jam shumë dakort me këtë mendim. Pra, pamja fizike mund të perceptohet me shikim të parë, por pastaj duhe të ketë vlera të tjera që të të detyrojë të bësh edhe shikimin e dytë.

Po nga ana shpirtërore çfarë vlerësoni më shumë?

Preferoj origjinalen, jo kopjen. Duhet të jetë vetvetja dhe me vlerat e veta.

Cila është femra më e bukur e showbiz-it aktual Shqiptar?

Shqiptarët në përgjithësi janë race e bukur, dhe bukuria e femrës shqiptare është e njohur gjithandej.

Burimi:Panorama

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here