Këngëtarja Bleona Qereti është një nga femrat shqiptare më aktive në rrjetet sociale.

Por ndonjëherë ajo e mbingarkon profilin e saj me thuajse të njëjtat postime ku shfaqet e zhveshur dhe kjo reflektohet  në numrin e pëlqimeve dhe komenteve që merr në postimet e saj.

Gjithashtu duket se një bezdi për fansat e saj janë kthyer edhe postimete e saj të zhveshur, pasi edhe pse me to mendohet se mban gjallë interesin faktet tregojnë të kundërtën.

Nëse i hedh një sy profilit të këngëtares shqiptare që ‘i adhuron’ skandalet vihet re se në postimet ku ajo shfaqet e veshur ‘normale’ reagimi dhe pëlqimi i njerëzve është më i madh.

Askush nuk mund ta hedhë posht hijeshin e saj, por lakuriqësia e Bleonës duket se ka ‘velur’ ndjekësit me përsëritshmëri.

Postimi më i pëlqyer në Instagramin e saj është një foto ku këngëtarja mban veshur një fustan aspak të ekzagjeruar. Me siguri këtë detaj duhet ta ketë vnë re dhe vetë këngëtarja…. /Gazeta Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here