Bleona Qereti në “Grammy Awards”?! Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, e cila tash e një kohë jetën dhe karrierën e saj e ka të përqendruar në Los Angeles, ka bërë të ditur së fundmi se do të jetë pjesë e një prej ceremonive më të mëdha botërore.

Bëhet fjalë për mbrëmjen muzikore “Grammy Awards”, e cila do të mbahet më datë 12 shkurt (e diele) në Los Angeles.

Lajmin për pjesmarrjen në këtë event, e ka bërë të ditur vet këngëtarja Qereti përmes disa fotografive mozaik në Instagram, të cilat të mbledhura sëbashku formulojnë fjalinë: “Gati për Grammys”.

Bleona Qereti paralajmëron pjesmarrjen në “Grammy Awards”. Foto nga Instagram.
Ajo është ftuar për ta ndjekur nga afër eventin, gjersa kjo do të jetë hera e katërt për të që merr pjesë në ngjarje të tillë.

Edicioni i 59-të i “Grammyt” pritet të sjell plot surpriza tek publiku, teksa edhe këtë vit nuk do të mungojnë emrat e njohur si Adele, Beyonce, Katy Parry, Demi Lovato etj.

Është përfolur këtë vit se Drake, Justin Bieber dhe Timbarlake do ta bojkotojnë festivalin, duke mos qenë të kënaqur me nominimet.

Edhe këtë vit në krye të listës së nominimeve qëndrojnë divat e muzikës si: Adele, Rihanna dhe Beyonce.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here