Bjordi dhe AdelaU kanë rezistuar shumë “furtunave” që kaloi lidhja e tyre. I kanë thyer parashikimet e çdokujt, duke hedhur poshtë idetë e atyre se mendonin që lidhja e tyre ishte një lidhje vetëm për spektakël.

Kanë shkelur paragjykimet dhe fjalët e shumta, dhe këtë e kanë bërë jo pa arsye: duhen.Teksa i takojmë në ambientet e “Vilës 100”, i gjejmë të përqafuar, përkrah njëri- tjetrit, duke shijuar dashurinë e tyre këto ditë të nxehta vere. Sapo janë kthyer nga disa udhëtime nëpër Evropë, fillimisht në Itali, ku Bjordi ka bërë “ciceronin”, duke qenë se i ka treguar qytetin e tij dhe pastaj në Hungari, ku kanë shijuar çmimin që u ofroi “Big Brother”.

Ndërsa përgjigjen për pyetësorin e Prustit, nuk ngurojnë të fshehin dashurinë e madhe që kanë për njëri- tjetrin, por nuk harrojnë as mundimet e shumta që u janë dashur për të qëndruar përkrah njëri- tjetrit.

Për shumë pyetje, ata kërkojnë kohë të përgjigjen, nuk ngurojnë vetëm për njërën: Në çfarë gjendjeje shpirtërore gjendeni kohët e fundit?
Të dashuruar.

Adela: PYETËSORI I PRUSTIT

Çfarë është lumturia absolute për ju?
Lumturia absolute për mua është Bjordi.

Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?
Zilja e telefonit.

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?
Kur lexojmë thashethemet mbi ne të shkruara çdo javë nëpër gazeta, zakonisht qeshim me shpirt.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?
Kokëfortësia.

Defekti juaj kryesor?
Ecja.

Hera e fundit që u përlotët?
Para disa ditësh, pas një zënke të vogël me Bjordin.

Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?
Me asnjë.

Udhëtimi juaj i preferuar?
Në Paris.

Shkrimtarët tuaj më të dashur?
Ismail Kadare, Ben Blushi.

Cilin virtyt vlerësoni më shumë tek një burrë?
Burrërinë.

Kompozitori juaj i preferuar?
Shpëtim Saraçi.

Libri që ju la mbresë të pashlyeshme?
“Lysien Leven”

Filmi që ju la mbresë të thellë?
“La ricerca della felicita”

Piktori juaj i dashur?
Jetmir Pjetërnikaj (Jetart)

Ngjyra juaj e preferuar?
E bardha.


Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

Kur fitova dashurinë e njeriut që kam përkrah (dhe të gjithë e dinë që nuk ishte aspak e lehtë).

Pija juaj e preferuar?
Red bull

Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?.
Kur flas dhe ngre zërin më shumë se sa duhet.

Çfarë urreni më shumë në këtë botë?
Asgjë, urrejtja është fjalë e madhe dhe ndjenjë shumë e fortë tek unë nuk është.

Frika juaj më e madhe?
Nga tradhtia.

Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?
Asnjëherë, kam frikë nga gënjeshtrat.

Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?
Unë kam dhënë, si të gjithë.

Cila është motoja juaj?
Nuk kam një moto.

Si do të dëshironit të vdisnit?
E lumtur.

Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?
Faleminderit.

Në çfarë gjendjeje shpirtërore gjendeni kohët e fundit?
E dashuruar.

Bjordi: PYETËSORI I PRUSTIT
Çfarë është lumturia absolute për ju?
Lumturia është një koncept abstrakt, që nuk mund ta përcaktosh me fjalë.
Lumturia manifestohet në disa momente të vogla gjatë ditës: kur zgjohesh me të dashurën përkrah, kur …

Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?
Zilja e telefonit.

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?
Kur lexojmë thashethemet mbi ne të shkruara çdo javë nëpër gazeta, zakonisht qeshim me shpirt.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?
Qetësia.

Defekti juaj kryesor?
Jam rrëmujaxhi.

Hera e fundit që u përlotët?
Kur fola në telefon me t’im atë për herë të parë.


Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?

Me Ulissen.

Udhëtimi juaj i preferuar?

Në Paris.

Shkrimtarët tuaj më të dashur?

Victor Hugo, Chuk Pallanjuk…

Cilin virtyt vlerësoni tek një grua?
Feminilitetin.

Kompozitori juaj i preferuar?

Johan Sebastian Bach

Libri që ju la mbresë të pashlyeshme?
“Portreti i Dorian Gray”.

Filmi që ju la mbresë të thellë?

“Pulp Fiction”.

Piktori juaj i dashur?
Salvador Dali.

Ngjyra juaj e preferuar?
E zeza.

Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

Idenë.

Pija juaj e preferuar?
(Lori) caffe :).

Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?
Kur mërzis Adelën kot.

Çfarë urreni më shumë në këtë botë?
Gazetën “Panorama” (kur nuk shkruan për ne) :), por seriozisht urrej injorancën.

Frika juaj më e madhe?
Tradhtia.

Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?
Vetëm gënjeshtra që nuk lëndojnë.

Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?
Jetojmë në Shqipëri :).

Cila është motoja juaj?
Pse të përdorësh duart kur mund të përdorësh këmbët??

Si do të dëshironit të vdisnit?
Duke bërë dashuri.

Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?

Ku ishe mo, ku ishe?

Në çfarë gjendjeje shpirtërore gjendeni kohët e fundit?
Të dashuruar.  /Shekulli /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here