Ajo është njëra ndër këngëtarët më të përfolura në mediet rozë.

Bëhet fjalë për këngëtaren simpatike Big Mama.

Ajo ka kohë që ka marrë gjithë vëmendjen e publikut dhe medive pas operacionit që ka realizuar në Turqi për zvogëlimin e lukthit, transmeton  Gazeta Express.

Bigu deri më tani ka arritur të largojë 30 kilogramët e tepërt duke bërë linja çdo ditë e më seksi.

Së fundmi Bigu është parë në plazh duke u freskuar në këto ditë të nxehta.

Në një fotografi që ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram, Bigu shihet në plazh së bashku me mashkull.

Mirëpo nuk është i dashuri i saj. Ky është tezak i këngëtares së njohur.

“Tezaki ma i mir prej krejt ???????????? @enes.tuba.rexhepi”, kishte lënë mbishkrim Bigu.Ditë më parë, Bigu kishte deklaruar se është në lidhje dhe shumë e lumtur.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here