Beyonce KnowlesBeyonce Knowles nuk mund të flasë në praninë e një numri të madh njerëzish. Këngëtarja nuk ndihet rehat në situata të caktuara shoqërore, pasi që ajo nuk mund të përballojë grupet e mëdha të njerëzve.

Hitbërësja e këngës “Single Ladies (Put A Ring On It)” ka njoftuar se ndjehet e pasigurt në rastet kur duhet të shoqërohet dhe të flasë para shumë njerëzve, pasi që ajo nuk ka pasur jetë normale shoqërore.

“Nuk kam shkuar në shkollë të rregullt. Kam shkuar në shkollë private, pastaj mësoja në shtëpi, sepse udhëtoja me ‘Destiny’s Child’. Nuk kam pasur një jetë normale shoqërore, dhe nganjëherë mendoj se kjo është arsyeja që ndjehem e pasigurt në shoqërinë e një numri të madh njerëzish. Hesht.

Njerëzit presin nga unë të jem ashtu si në skenë, mirëpo unë nuk jam ashtu në jetën reale”, ka shpjeguar këngëtarja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here