beyonce-ia-kushton-ldquo-i-will-always-love-you-rdquo-aktorit-paul-walker_hdPop ylli amerikan, Beyonce, ia ka kushtuar një prej këngëve të saj gjatë një koncerti të mbajtur mbrëmë aktorit të ndjerë, Paul Walker.

Bota e filmit dhe dashamirët e filmave aksion u shokuan kur mësuan të dielën për vdekjen e aktorit të “Fast & Furious”, i cili ndërroi jetë në një aksident.

Dhe, dhembshuri për të ka ndjerë edhe Beyonce. Ajo ka mbajtur një koncert mbrëmë në Staples Center të Los Angelesit ku performoi hitet e saj më të mëdha.

Në një moment Beyonce ngriti publikun në këmbë kur tha se këngën “I Will Always Love You” po ia dedikon aktorit të ndjerë.

Paul Walker vdiq në moshën 40 vjeçare, dhe ka lënë pas një vajzë 15 vjeçare

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here