Besa GashiBesa Gashi po kalon pushimet dhe po shijon rrezet e diellit në plazhet e Montekarlos, ku shihet qartë se bukuroshja vazhdon të ketë linja perfekte të trupit.

Nuk dihet se më kë po kalon ditët e pushimit, me familjarët e saj, apo me shoqërinë, të cilën e përbëjnë shumë njerëz të botës së artit dhe jashtë saj.

Një miqësi e tillë është edhe ajo me këngëtarin e grupit Etno Engjëjt, Genc Prelvukaj.

Vajza simpatike kosovare është një frekuentuese e rregullt e aktiviteteve kulturore në Kosovë por sigurisht edhe frekuentuese e jetës së natës, ku argëtimi është më i plotë me shoqërinë.

Besa është fotografuar shpesh nën shoqërinë e miqve të saj më të mirë, që i përkasin botës së modës, por edhe asaj të muzikës dhe në këtë rast modelja është fotografuar në krah të Genc Prelvukajt, që siç duket i lidh një miqësi e mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here