Miloti dhe bashkëshortja e tij, Erxhina Llalloshi janë ndër çiftet më të pëlqyer të estradës.

Erxhina e Miloti në vitin 2017 u bënë prindër të një vogëlushi, të cilin e quajtën Priam, mirëpo dyshja e njohur tani janë në pritje të fëmijës së dytë, këtë e ka bërë të ditur vet Erxhina përmes një postimi në Instagramin e saj.

Dyshja e njohur krahas angazhimeve, mjaft aktiv po qëndrojnë edhe në rrjete sociale, në të cilat po publikojnë imazhe të shumta nga përditshmëria.

Së fundmi, Miloti ka hedhur në instastory një imazh të bukur të Erxhines, në të cilin thjesht ajo po shkëlqen, shkruan rtv21.tv

Me flokë të lëshuara dhe me fustan elegant, ngjyrë të zezë, bukuroshja e Milotit duket si princeshë teksa mbanë me duar barkun e fryrë.

“Princesha ime”, ka shkruar Miloti mbi fotografinë e publikuar në Instastory.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here