Këngëtarja Zajmina Vasjari, të gjitha këngët ia dedikon dashurisë.
Ajo ka thënë më herët, se kur këndon për dashurinë ndihet më e fuqishme dhe se dashuria për të është arma më e fortë e njeriut.
Megjithatë, ajo di edhe ta befasojë publikun dhe tani është duke realizuar një befasi për adhuruesit e saj, shkruajnë mediat shqiptare, duke bërë të ditur se së shpejti do të zbulohet kënga dhe videoklipi i ri i Zajminës.
Në anën tjetër, Zajmina bën pjesë në këngëtaret besimtare dhe megjithëse gjatë stinës së nxehtë ka ditët më të ngjeshura të punës me koncerte, përsëri nuk ka hequr dorë nga agjërimi.
“Kam agjëruar ditën e parë të muajit Ramazan, do të agjëroj dhe ditën e fundit si dhe në Natën e Kadrit. Koncertet na e bëjnë të pamundur agjërimin, jemi gjatë gjithë kohës në lëvizje”, është shprehur Vasjari për mediat shqiptare.
